Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, kanë zhvilluar sot një takim me publicistin Veton Surroi dhe drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllakun.
Limaj ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar për fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi dhe sipas tij, bashkërisht kanë konstatuar se Kosovës, si kurrë më parë, i duhet krijimi i konsensusit sa më të gjerë për këtë çështje.
Postimi i plotë:
Bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, sot zhvilluam një takim me publicistin Veton Surroi dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllakun.
Biseduam për fazën finale të dialogut me Serbinë dhe ishte konstatim i përbashkët se Kosovës, si kurrë më parë, i duhet krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë çështje.
Dialogu është temë nacionale dhe do të duhej një gjithëpërfshirje dhe konsensus më i gjerë, në mënyre që të kemi një marrëveshje e pranueshme nga të gjithë dhe të jetësohet në praktikë.
Ne synojmë që të gjitha kapacitetet tona, resurset tona njerëzore, profesionale e politike t’i angazhojmë së bashku, për shkak se për Kosovën është jetike që në fazën finalë të jenë të përfshirë të gjithë aktorët politikë, shoqëria civile dhe intelektualë të cilët dinë çka duhet bërë, në mënyre që të kemi një marrëveshje sa më të mirë.
Përgëzoj KFOS-in për përpjekjet që po i bën për arritjen e një konsensusi ndërpartiak në këtë fazë/arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026