Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.A.
Sipas aktakuzës, më 22 shtator 2018, në fshatin Beguncë, komuna e Vitisë, i pandehuri ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin F.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në komunikacion, i pandehuri fillimisht e godet me grushte të dëmtuarin, pastaj ka shtënë me armë zjarri 4 (katër) herë në drejtim të tij, me ç’rast dy plumba bien në xhamin e parë të veturës por nuk depërtojnë te i dëmtuari dhe pas kësaj i njëjti me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas kumtesës për media, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.
Gjithashtu, i pandehuri ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim, pa autorizim dhe leje përkatëse armë zjarri dhe një karikator, të cilat edhe i’u janë konfiskuar, me ç’rast ka kryer edhe veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’.
Prokuroria, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për këto vepra penale dhe t’i shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...