Arsenali është njëri nga pesë klubet që është në garën për të nënshkruar në janar me talentin e ri të Barcelonës, Denis Suarez.
Sulmuesi është shfrytëzuar rrallë nga trajneri Ernesto Valverde gjatë muajve të fundit dhe ende nuk ka bërë një paraqitje të vetme në ligë këtë edicion, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton ‘Goal’, Suarez tani është duke u kërkuar nga një numër i madh klubesh evropiane, përfshirë këtu edhe Chelsea.
Sidoqoftë, mediat në Spanjë sugjerojnë që Arsenali është i gatshëm për të luftuar me rivalin e tyre londinez për nënshkrimin e lojtarit në merkaton e ardhshme të transferimeve.
Merkato e transferimeve nis më 1 janar dhe përfundon më 31 janar./arbresh.info/
Nis takimi i liderëve për caktimin e datës se zgjedhjeve
Vuçiq del garant: Dhjetëra mijëra ton naftë do të nxirren ng...
Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arresti...
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...