Trajneri i Manchester City ka lëshuar disa lëvdata për yllin e skuadrës, Raheem Sterling.
Ai i ka vlerësuar lartë përpjekjet e tij dhe progresin e lartë që ka shënuar lojtari.
Megjithatë, Pep beson se Sterling mund të përmirësohet edhe më shumë se sa forma që ka shfaqur me Man City.
“Ai mund të bëj më shumë. Jemi shumë të kënaqur me atë që ai ka bërë në këto tri vite, por ai mund të bëj më mirë“ ka thënë Guardiola para udhëtimit për ndeshjen me Watford.
„Ai mund të jetë më konsistent, të ketë kontroll më të mirë dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Statistikat janë të mira, por ai mund të bëj më mirë“ ka thënë në vazhdim spanjolli.
Sterling ka realizuar tetë gola në këtë edicion me „citizens“ duke përfshirë edhe golin e shënuar në fitoren 3:1 ndaj Bournemouth.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...