Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.
“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë.
Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program”, u shpreh Koordinatori Hoti.
Nga ana e tij, Kryetari Muhaxheri theksoi se do ta mbështesë Programin Nacional për Rininë sepse do t’i ndihmojë Pejës veçanërisht në sport.
“Përmes këtij programi ne do ta finalizojmë projektin e futjes së sportit nëpër shkolla. Ne kemi ndërtuar shtegun e atletikës që në raport me programin do të mundësojë zhvillimin e garave në atletikë”, tha Kryetari Muhaxheri.
Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri.
“Ministria e Arsimit e mbështet fuqishëm Programin Nacional për Rininë dhe ne do ta mbështesim koordinatorin për çka do që të jetë nevoja për të mirën e të rinjve”, potencoi Guri.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...