Gazetari i revistës “Vreme” dhe analisti politik serb Radoslav Qebiq ka vlerësuar se me futjen e taksave doganore, si dhe aksioneve në njësiteve speciale ROSU, presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, tregojnë se sa është e pafuqishme Serbia në Kosovë.
“Pozita e Serbisë është shumë e keqe”, konsideron Qebiq.
Ai shton se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjithë këto vite po përpiqet ta përgatisë kombin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ai këtë me siguri edhe e kishte bërë, por nuk është i sigurt për dy gjëra, nuk është i sigurt deri në fund se si do ta pranojë këtë elektorati i tij, edhe pse e ka përgatitur me kohë, dhe e dyta se nuk e di se çfarë do të fitojë si shkëmbim”, thotë Qebiq. /Insajderi/
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...