Partia e Serbëve të Kosovës, që kryesohet nga Aleksandër Jabllanoviqin, e ka kundërshtuar veprimin e fundit të Listës Serbe, e cila është ngujuar në Kuvendit e Kosovës duke kundërshtuar taksën 100% ndaj mallrave nga Serbia.
Në një deklaratë zyrtare të Partsë së Serbëve të Kosovës thuhet se kërkesa e Listës Serbe për largimin e taksës 100% për produktet serbe, është duke u bërë vetëm për të larguar vëmendjen e publikut nga arrestimi i të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanovicit.
Kjo parti e dënon fuqishëm veprimin e Listës Serbe përderisa e cilësoi si fushatë reklamuese të kësaj partie dhe mentorëve të saj në Prishtinë e Beograd.
“Ne kërkojmë nga Lista Serbe, që mos të fshihen pas popullit serbë dhe të mos i detyrojnë njerëzit për organizim të protestave, por të detyrojnë partnerin e koalicionit, Haradinajn, të tërheqë vendimin për futjes në fuqi të taksës 100%”.
Partia e Jabllanovic gjithashtu ka kërkuar nga deputetët e Listës Serbe të respektojnë vendimet e tyre dhe të largohen nga institucionet e Kosovës.“Le të tregojnë të paktën vendoshmëri në veprimtarinë e tyre politike, për të rimarrë të paktën pak dinjitet për hir të funksionimit kaq të gjatë”.
Lista Serbe është ngujuar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke kundërshtuar taksën prej 100%, dhe kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë aty deri sa të takohen me komisionerin evropian Johannes Hahn. Ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me kërkesën për takim.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...