Reperi i njohur shqiptar, Gashi ka hyrë në Instagram, për të folur për të gjitha dëshirat dhe frikërat që ka.
Ai shprehet se është shumë nervoz dhe se ka frikë se vdes, para se të realizojë ëndrrat e tij, mes të cilave publikimi i shumë albumeve dhe krijimi i një familjeje.
Gashi shprehet se do që të bëjë një turne muzikor pasi të nxjerrë albumin dhe të vijojë të bëjë krenarë prindërit e tij.
“Jam nervoz… Një gjë prej të cilës kam frikë është vdekja dhe mosarritja e potencialit tim të plotë si një njeri në Tokë… Dua shumë që të publikoj 1o albume… të fitoj një Grammy (shpresoj)… Lutem që të jem në një kopertinë të GQ ose Vogue dhe të njihem për stilin tim (Lutem)… dhe pas gjithë kësaj të nis të bëj filma… me shpresë një ditë të martohem dhe të kem fëmijë… Asgjë nuk premtohet, e gjitha që mund të bëj është të përpiqem çdo ditë… përveç gjithë këtyre gjërave… I bëra prindërit e mi krenarë këtë vit dhe dua të vazhdoj ta bëjë këtë gjë… Ndihmova shumë familje dhe miq.Gjithashtu dua të vazhdoj të ndihmoj njerëzit në botë dhe të jap sa më shumë… U bëra xhaxha këtë vit… Tani mund të jem xhaxhai i pasur dhe i suksesshëm, të cilin unë s’e pata kurrë…Dua të shkoj në turne pasi të nxjerr albumin dhe t’i bëj njerëzit në shfaqjet e mia, të ndihen pa asnjë shqetësim. Faleminderit që më mbështetët dhe më ndihmuat të jem më afër ëndrrave të mia”, ka shkruar ai pranë fotos në Instagram.
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...