Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Dr. Arsim Gërxhaliu po merr pjesë në Kongresin e 13-të botëror të Bioetikës në Jerusalem.
Tema përmes të cilës Gërxhaliu ka prezantuar Kosovën ka qenë ““Missing – The right of families to know the fate of relatives – Perspective from Kosovo”.
Gërxhaliu në Jerusalem ka treguar për varrezat masive në Serbi, për vrasjet e civilëve shqiptar, për personat e pagjetur në Kosovë.
Ai përmes një publikimi në Facebook ka treguar për pjesëmarrjen e tij në këtë kongres.
“Në prezantim të kongresit të 13 botëror të bioetikës në Jerusalem, kërkuan edhe pak histori të Kosovës. Normal që para emrit Ballkan ( dy emra turk , ball= mjaltë dhe kan = gjak) territori ynë është quajtur Iliria .Iliria çdo herë ka qenë MJALTË për ta pushtuar, por çdo herë ju ka dalë GJAK”, ka shkruar Gërxhaliu.
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...
Musliu pas dështimit për zgjedhjen e presidentes: E marta is...
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur