Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann thuhet se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë për ndarjen e Topit të Artë të hënën për shkak se Luka Modric besohet se do ta fitoj atë.
Bazuar në një raport nga ‘Sky Sports Italia’, ylli i Juventusit dhe sulmuesi i Atletico Madridit kanë zgjedhur për të mos marrë pjesë në eventin nga ‘France Football’, transmeton portali arbresh.info.
Raporte të ndryshme pretendojnë që Modric do të bëhet kroati i parë që fiton trofeun Lojtari i Vitit, pasi tashmë ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe ka arritur në finalen e Kampionatit Botëror me Kroacinë.
Ende mbetet e pa qartë se nga kush do të jetë i ndjekur, ndonëse shumë pretendojnë se sulmuesi francez Kylian Mbappe dhe mbrojtësi Raphael Varane do të jenë pas tij.
Ronaldo nuk ishte gjithashtu i pranishëm as në eventin për ndarjen e çmimeve në ceremoninë e Ligës së Kampionëve pasi mësoi që ish bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Luka Modric, ishte fituesi kryesor.
Griezmann dhe Atletico Madridi nuk e kanë fshehur frustrimin e tyre kur raportet shfaqën se ai nuk do të ishte madje as në podiumin e Topit të Artë./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...