Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për humbjen e ish presidentit George H.W Bush.
Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës bashkë ndjejnë me popullin amerikan për këtë humbje.Limaj ka thënë se bota ka humbur një burrështetas me vlera të mëdha, dhe se shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush.
Statusi i Limajt:
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohes për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme.
Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush!
FL
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje