Mungojnë gjilpërat e barnat tjera esenciale.
Por spitali i përgjithshëm në Ferizaj ka vendosur që të blejë kompjuterë, shkruan Arbresh.info.
E nga buxheti i konsoliduar i Republikës së Kosovës kjo komunë kishte vendosur të shpenzojë 10 mijë euro.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në të njëjtin njoftim thuhet se për kontratën “Furnizim me Kompjuterë, Tonerë, printerë dhe Mirëmbajtja e tyre ” ishte parashikuar të shpenzoheshin 9 mijë e 999 euro.
E pas hapjes së tenderit kishin aplikuar tri kompani ndërsa fituese kishte dalë kompania “GASHI COM” nga po ky qytet.
Kjo kompani kishte ofruar çmimin 9 mijë e 550 euro.
Po ashtu në këtë njoftim thuhet se çmimi më i lartë i ofruar ishte 9 mijë e 998 euro./Arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë