Ekspozimi i pakontrolluar në diell, dehidratimi, çrregullimet hormonale dhe veprimi i radikaleve të lira janë disa nga shkaqet që çojnë në shfaqjen e shenjave dhe rrudhave të para në fytyrë.
Maska e mëposhtme është një risi që vjen nga bota e Instagram-it. Ajo largon nga fytyra shenjat e lodhjes dhe rrudhat, duke e bërë të duket më e shëndetshme se kurrë më parë.
Nuk e ekzagjerojmë aspak në qoftë se themi se kjo maskë është konkurrente e denjë e trajtimeve me Botox. Për një rezultat më të mirë, këshillohet ta përdorni 1 herë në 3 ditë.
PËRBËRËSIT :1 lugë gjelle pure domatesh, 3 lugë gjelle lëng karotash, 1 lugë gjelle niseshte, 3 lugë gjelle pure karotash dhe 1 lugë gjelle qumësht.
PËRGATITJA : Përzieni të gjithë përbërësit një nga një, duke ndjekur radhitjen e mësipërme, derisa të formohet një masë kremoze. Më pas aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës. Mbajeni 20-30 minuta derisa lëkura ta përthithë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë, ku duhet të hidhni paraprakisht disa kuba akulli.
I gjithë SEKRETI i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj. Domatet janë një nga perimet më të pasura me vlera ushqyese. Ato përmbajnë vitaminë A, B6, C, E, K, hekur, zink, antioksidantë dhe acid malik që është shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e lëkurës, transmeton living.al.
Një nga substancat kryesore që gjendet tek domatja është likopeni, një karotenid që mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe lufton plakjen e parakohshme. Karota është gjithashtu një depo e vërtetë vlerash ushqyese. Ajo përmban kalium, kobalt, bakër, beta-karoten, vitaminë A dhe vitaminë C.
Kjo e fundit ndihmon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë, forcon dhëmbët, eshtrat dhe duke qenë se është një antioksidant shumë i fuqishëm ndihmon në eleminimin e toksinave. Qumështi është i pasur me acid laktik, çelësi i një lëkure të shëndetshme dhe të bukur. Ai ndihmon për të mbajtur në kontroll lagështinë e lëkurës si dhe stimulon procesin e krijimit të kolagjenit.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi