Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit gusht të këtij viti shuma e investimeve të huaja ka arritur vlerën prej 121.9 milionë eurosh e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një rënie prej 43 për qind. Rënia më e lartë e investimeve të huaja u shënua në sektorin e ndërtimtarisë dhe të shërbimeve financiare.
Investimet e huaja direkte (IHD) në vendin tonë vazhdojnë të bien nga dita në ditë pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të institucioneve se klima e biznesit në vendin tonë është duke ndryshuar në vazhdimësi.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit gusht të këtij viti shuma e investimeve të huaja ka arritur vlerën prej 121.9 milionë eurosh e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një rënie prej 43 për qind.
“Në kuadër të strukturës së IHD-ve kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 119.9 milionë eurosh dhe shënoi rënie prej 38,6 për qind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 2.0 milionë eurosh, 18.6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2017. Rënia më e lartë e IHD-ve u shënua në sektorin e ndërtimtarisë dhe të shërbimeve financiare, përderisa në patundshmëri dhe në sektorin e tregtisë u shënua rritje e IHD-ve 17,7, përkatësisht 38,7 për qind më shumë, e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raportin tremujor të vlerësimit të ekonomisë.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...