Sllovenia është bërë vendi i vetëm i NATO-s që ka emëruar një grua në krye të forcave të armatosura.
Major Gjeneral Alenka Ermenc do të marrë postin e shefes së përgjithshme sot, transmeton portali arbresh.info.
Ish komandantja e ushtrisë, 55 vjeçare, nisi karrierën e saj ushtarake në vitin 1991, kur vendi i saj fitoi pavarësinë nga ish Jugosllavia.
Maj Gen Ermenc është duke shërbyer momentalisht si zëvendësshef i shtabit të ushtrisë.
Presidenti Borut Pahor tha se shpresonte që ajo të përmirësonte performancën e ushtrisë.
“Tendenca globale e një situate të keqësimit të sigurisë vazhdon dhe edhe pse Sllovenia nuk kërcënohet drejtpërsëdrejti nga ushtria, duhet të përmirësojë sigurinë ushtarake relativisht shpejt”, tha ai në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.
Më parë këtë vit, një brigadë sllovene ushtarake dështoi në një provë të gatishmërisë luftarake të NATO-s.
Gjeneral Majorja Ermenc u diplomua nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes në Londër dhe përfundoi një diplomë Master në Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Londrës të King’s College.
Ajo do të zëvendësojë gjeneralin Alan Geder, i cili ka qenë në post që nga shkurti.
Sllovenia ka rreth 7,500 ushtarë, duke përfshirë forcat aktive dhe rezervë./Arbresh.info/
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...