Shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe vendet tjera, do të festojnë sot 28 Nëntorin, që këtë vit shënon 106 -vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Kjo ditë përpos Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë shënon njëkohësisht edhe datëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prishtina është dekoruar me flamuj kuq e zi, ndërsa aktivitete të ndryshme po zhvillohen për të shënuar këtë festë.
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, si dhe ata të partive politike, i kanë uruar qytetarëve me rastin e kësaj feste.
Ata sot do të bejnë homazhe dhe do të vendosin lule tek varrezat e dëshmorëve të vendit.
Po sot nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Kullën e Isa Boletinit në Boletin, Mitrovicë, mbahet manifestim për nder të Festës së 28 Nëntorit.
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...