Sulmi terrorist ndaj autobusit të Borussia Dortmundit, në prill të vitit të kaluar, tronditi opinionin sportiv pak orë para kalendarit të programuar të ndeshjeve në Champions League. Por sot, një vit e gjysmë më vonë nga ngjarja që shkaktoi panik, por fatmirësisht asnjë të vdekur, një gjykatë gjermane dënoi përgjegjësin kryesor.
Sergei Wenergold, 29-vjeçari që u deklarua fajtor për atentatin me bombë ndaj autobusit të Dortmundit, u dënua me 14 vite burg. Sipas prokurorëve në rajonin e Nordrhein-Westfalen, synimi i sulmit ishte që të goditej rëndë skuadra verdhezi, në mënyrë që ai të përfitonte më pas nga rënia drastike e aksioneve të Borussia Dortmundt.
Venergord kishte marrë borxh një shumë të majme, e kishte luajtur me to në aksionet e Borussias, duke parashikuar rënien e shpejtë.
Imazhet e Sergej Wenergold u mbajtën fillimisht të fshehta nga mediet, për shkak të ligjit të fortë të privatësisë në Gjermani, por shumë shpejt fotot e tij bënë xhiron e botës në internet.
Më 11 prill 2017, atentatori vendosi 3 bomba gjatë itinerarit që autobusi i skuadrës së futbollit kishte programuar të përshkonte deri në stadium, për ndeshjen ndaj Monacos. Futbollisti Bartra dhe një polic u lënduan në mënyrë serioze./tch/
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...