Një rast helmimi masiv po trajtohet në urgjencën e Spitalit të Durrësit, teksa në gjendje të rënduar kanë mbërritur disa punonjëse të një rrobaqepësie.
Punonjëset kanë shfaqur shenja helmimi, marrje mendsh dhe të vjella, ndërsa aktualisht po marrin trajtim mjekësor. Mjekët po trajtojnë 6 prej tyre n♪7 urgjencën e Durrësit, ndërsa dy që kanë shfaqur probleme të rënda, janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Ndërkohë, hetuesit kanë kërkuar që inspektorë të AKU-së dhe Shëndetit Publik të shkojnë në ambientet e rrobaqepësisë, për të verifikuar shkaqet e helmimit.
Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga kimikatet që përdoren për ngjyrosjen dhe ruajtjen e copave, por nuk përjashtohet as intoksimi nga gazrat që çlirohen nga aktiviteti në fabrikë./TCH
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...
Demet Ozdemir “e pëlqen” Londrimin