Ata që mund të përfitojnë më shumë nga lufta ekonomike mes Prishtinës e Beogradit, janë tregtarët nga Maqedonia. Pas vendimit të qeverisë kosovare për të rritur në masën 100% taksën mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, krijohet një situatë e re me mallrat serbe në tregun kosovar dhe nevojat reale të tij.
E gjithë kjo, nga sa pohoi për radion Evropa e Lirë, Drilon Iseni, Drejtor i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, ekziston një mundësi e mirë për tregtarët maqedonas, që të kenë përfitime.
Ky rast duhet shfrytëzuar, si për të ndihmuar tregun kosovar me produktet që ekzistojnë në Maqedoni, si për të përfituar t’i jepet një stimul i ri shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, ka thënë Iseni.
Megjithatë, ministria maqedonase e ekonomisë konsideron se të tilla përfitime do të ishin afatshkurtra, ndërsa kreu i saj Kreshnik Bekteshi, tha po për të njëjtën media se Shkupi nuk do të përzihet në këtë çështje, por do t’i lerë palët ta zgjidhin vetë problemin.
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...