Pas arrestimit të katër personave në veri, lidhur me dyshimet se të njëjtit janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, Policia e Kosovës do të mgbajë konferencë të jashtëzakonshme.
Policia e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme lidhur me aksionin e sotëm në veri, ku u arrestuan katër persona. Në këtë konferencë, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Prokurorurisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Policia e Kosovës ju fton që sot me 23 nëntor 2018. Ora 11:00, të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, ku do të informoheni lidhur me angazhimet policore dhe arrestimet e realizuara sot në Mitrovicë-Veri.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të Prokurorisë Speciale të RKS-së dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...