Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se marrëveshja me Komisionin Evropian për draft kornizën politike për të ardhmen e marrëdhënieve paraqet “marrëveshjen e vërtetë” për Britaninë e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke u adresuar para kabinetit të saj në Londër, May tha se marrëveshja “do të dërgohet për votim në referendum” dhe se marrëveshja do t’i japë Britanisë së Madhe kontrollin mbi kufijtë e saj, paratë dhe ligjet.
Ajo po ashtu tha se marrëveshja do të mbrojë çështjet bankare dhe sigurinë dhe do të mbajë integritetin e Britanisë së Madhe.
Plani i kryeministres May përballet me sfida të rëndësishme në Parlamentin e Britanisë së Madhe në të cilin pritet të debatohet muajin e ardhshëm.
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë