Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës është takuar sot, ku kanë biseduar në lidhje me taksën prej 100% të vendosur nga Kosova për produktet e Serbisë dhe po ashtu ato të Bosnje dhe Hercegovinës. Por aty është marr vendim që Bosnja dhe Hercegovina nuk do të vendosë për masë të reciprocitetit me Kosovën.
Këtë e ka konfirmuar vet Ministër i Tregtisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq i cili ka thënë se vendim për masën 100% nga Kosova është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.
“Këshilli i Ministrave kërkon pala e Kosovës që të anulojë urgjentisht këtë vendim. Bosnja dhe Hercegovina nuk meritonte masa të tilla” ka thënë Sharoviq.
Sharoviq ka thënë se “është e qartë që përveç arsyeve ekonomike”, ka pasur arsye të tjera pse Kosova e ka marrë këtë vendim.
Ndryshe, ky vendim ka hyrë në fuqi sot, ku sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci në të gjitha pikëkalimet kufitare po respektohet vendimi për taksën.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...