Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në Bruksel disa eurodeputetë nga forca të ndryshme politike, me të cilët ka diskutuar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti.
Në takim me eurodeputetët Eduard Kukan, Tonino Picula, Andrey Kovatchev dhe Dubravska Suica, kryeparlamentari Veseli i ka falënderuar për votimin në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Eurodeputetët dhe kryeparlamentari Veseli u shprehën optimistë se vendimi për datën e heqjes së vizave do të merret së shpejti.
Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli dhe eurodeputetët u pajtuan se vonesat në marrjen e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti janë të paarsyeshme dhe të dëmshme./arbresh.info/

Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri