Serbët në veri të vendit kanë festuar pas mos anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, raporton arbresh.info.
Me flamuj, e sirena nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut, shumë serbë kanë mësyrë atë pjesë.
Republika e Kosovës nuk ka arritur të sigurojë dy të tretat e votave të shteteve të pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit që po mbanë punimet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në raundin e dytë të votimit, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 15 vende abstenuan në këtë votim, raporton arbresh.info.
Zhgënjim të thellë për mos pranimin e Kosovës kanë shprehur edhe shtetet mike të Kosovës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i zhgënjyer pasi që Kosova dështoi të bëhet anëtare e INTERPOL-it, duke vlerësuar si humbëse edhe Serbinë.
“Serbia e ka forcuar pozicionin e saj, në njërën anë. Dhe nga ana tjetër, nuk duhet të jetë euforike,” tha gjatë ditës edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Jashtëm tha se Serbia ka bërë një luftë të pa mëshirshme me të gjitha mjetet në dispozicion kundër Kosovës.
E shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se vendimi i sotëm ka qenë politik, dhe se qysh vitin e ardhshëm do të tentojmë të jemi prap pjesë e kësaj organizate dhe të kontribuojmë në sigurinë e përgjithshme.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it votoi “pro” anëtarësimit të Kosovës, Kiribatit dhe Vanuatus./arbresh.info/
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...