Në Kuvendin e Kosovës po shënohet Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.
Në një fjalë rasti kryeparlamentari, Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur me vizionin, qëllimin dhe vullnetin që po tregojnë gjeneratat e reja të Kosovës.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një rini të përgatitur mirë.

“Përveç dashurisë tradicionale dhe përkushtimit institucional duhet të kemi edhe përkushtim strategjik. Të rinjtë duhet të jenë të përgatitur, të jenë konkurrentë dhe të aftë për t’u ballafaquar me sfidat që i presin”.
Veseli përmendi edhe problemet me të cilat ballafaqohen gjeneratat e reja si dhuna në familja dhe punësimi ne moshën e mitur dhe tha se ka nevojë që fëmijët të jenë më të integruar.
“Ne do të punojmë shumë që Kosova jonë të jetë sa më e përbashkët. Të punojmë bashkërisht t’ju krijojmë perspektivë prindërve dhe juve që keni për ta trashëguar Kosovën, e që do ta bëni edhe më të mirë”.
Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe shefja e zyrës se BE-se për Kosovë, Nataliya Apostolova ndërsa do të raportojnë edhe raportojnë dhe ministrat Shyqyri Bytyqi, Uran Ismaili dhe Skender Reçica.
Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...