Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër një formë tejet të lartë te Liverpool.
Xherdan Shaqiri kaloi në verën që shkoi te Liverpooli nga Stoke City për 15 milionë euro, mirëpo disa analistë po e kritikojnë atë.
“Shumë persona më kanë përqeshur kur u transferova te Liverpooli, pasi mendonin se nuk mund t’ia dal”, tha fillimisht Shaqiri për ‘Blick’, përcjell “lajmi.net”.
“Nuk kisha shumë minuta në fillim, mirëpo unë e mbaja qetësinë.
“Unë duhet të punoja shumë, pasi e dija nga eksperienca ime te Bayerni dhe Interi, andaj nuk u ndala dhe nuk do të ndalem.
“Do t’i shfrytëzoj minutat që do mi jep trajneri, pasi edhe ai ka besim në mua, andaj nuk kam se për çfarë të shqetësohem se çfarë thonë të tjerët”, ka shtuar më tej lojtari me prejardhje nga Kosova.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran