Paulo Dybala beson se Juventusi “ka një shans të shkëlqyer për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit”, por insiston se kjo nuk i është kthyer atyre në një “fiksim”.
“Zonja e Vjetër” ka fituar titullin në Serie A që shtatë vite radhazi, po ashtu edhe trofeun e Kupës së Italisë në të kaluarën për katër sezone, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ata kanë dështuar në Evropë duke humbur në finalen e vitit 2015 dhe në atë të vitit 2017.
“Në Juventus, është gjithmonë qëllimi i njëjtë – të fitojmë tituj”, ka thënë Dybala për ‘Daily Mirror’.
“Është e vërtetë që këtë vit, nga jashtë, Liga e Kampionëve duket më shumë si një fiksim. Por në fokus është, si gjithmonë, titulli në ligë gjithashtu”
“Ne kemi një shans të madh për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit. Cristiano Ronaldo na ofron neve një tjetër opsion dhe është një lojtar shumë i mirë dhe këtë vit ne duhet të punojmë vërtetë shumë”
“Vitin e kaluar ne kemi luajtur kundër Madridit dhe ne thuajse kemi fituar! Brenda katër viteve ne kemi qenë në dy finale”
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër