Parku i Gërmisë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook ka shkruar se zjarri në atë pjesë është lokalizuar.
Nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar dhe as për shkakun e zjarrit. Ahmeti ka thënë se do të insistojë që të kuptohet arsyeja e zjarrit në parkun e Gërmisë.
“Zjarri në parkun e Gërmisë është lokalizuar. Falënderojmë zjarrfikësit dhe punëtorët e Hortikulturës dhe drejtorive përkatëse në Komunë për veprimin e shpejtë. Do të mundohemi të kuptojmë shkakun e zjarrit në parkun tonë”, ka shkruar Ahmeti.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...