Lista Serbe ditë më parë u ka ofruar bashkëpunim partive opozitare për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.
Kjo mbështetje ka ardhur pas vendimit të ekzekutivit për vendosjen e taksës prej 10% për produktet e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, megjithatë partitë opozitare edhe pse kërkojnë zgjedhje të parakohshme, janë kundër rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës Serbe, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 10% për produktet nga Serbia e Bosnja ka bërë që Lista Serbe t’i ofrojë votat e deputetëve të saj për rrëzimin e Qeverisë. Megjithatë, subjektet opozitare edhe pse po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme janë kundër rrëzimit të Qeverisës me votat e Listës Serbe. Opozitarët thonë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, por sipas tyre, bashkëpunimi me Listën Serbe do të ishte i pakuptimtë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë për “Zërin” se bashkëpunimi i kësaj partie me Listën Serbe për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” do të ishte i pakuptimtë.
“Nuk kemi biseduar për këtë çështje, por mendoj se bashkëpunimi me Listën Serbe nuk ka kuptim për shumë arsye. Arsyeja pse ata po duan ta rrëzojnë Qeverinë nuk është arsye e vërtetë. Ne e përkrahim kryeministrin Haradinaj për taksën që e ka vënë për prodhimet e Serbisë dhe mendojmë se masat duhet të ishin edhe më të ashpra që të mos lejohet hyrja e mallrave të Serbisë në Kosovë”, ka thënë ai.
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...