Policia e Kosovës në Vushtrri, të premten në orët e pasdites ka arritur t’i identifikojë dy të dyshuar dhe më pas t’i arrestojë për veprën “ tentim vrasje “ dhe “arratisje e personit të privuar nga liria”.
Arrestimi i tyre u bë gjatë një kontrolli policor ku të dyshuarit L.B 18 vjeç, i është gjetur dhe i është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.
I njëjti ishte në kërkim nga Policia në Mitrovicë për veprën “ tentim vrasje “, të ndodhur javë më parë.
I arrestuari tjetër është L.L 20 vjeç, i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan. Ai i është dorëzuar Njësisë së Hetimeve Rajonale në Prishtinë, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Ndaj të dyshuarit L.B pas intervistimit nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq