Tri partitë opozitare, LDK-ja, LVV-ja e PSD-ja, janë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Megjithatë, pas dështimit në Kuvend për miratimin e rezolutës kundër kësaj ideje opozitarët opsion tjetër e shohin organizmin e protestave, megjithëse thonë se koordinimi në mes tyre është në pikën zero
Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, po vazhdojnë ta kundërshtojnë idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Por ato nuk po arrijnë të dalin me një strategji të përbashkët për kundërshtimin e kësaj ideje. Përkundrazi, partitë opozitare aktualisht ndodhen në pikën zero edhe sa i përket organizimit të protestave kundër kreut të shtetit.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë thënë për gazetën “Zëri” se ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për organizmin e protestës së ardhshme./Zëri/
Inflacioni u rrit në 2,1% në muajin nëntor
Shqiptari shpallet në kërkim nga Gjermania, akuzohet për the...
Dybala s’largohet nga Roma, kërkon rinovimin
Gjykata dënon me 16 vite burg autorin, familja Cani: Drejtës...
Paga minimale 425 euro nga janari, Murati: Qeveria e vetme q...
Trump lavdëron Presidentin Erdogan në një intervistë për Pol...