Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të tregohet e përgjegjshme dhe nuk guxon ta lëshoj tavolinën e dialogut.
Ai në “Dossier D”, ka thënë dialogu është një shans që ne të arrijmë një marrëveshje me Serbinë.
“Ne pranojmë marrëveshje nëse ajo i përmbushë interesat tona strategjike. Nuk kemi çfarë bisedojmë me Serbinë nëse kjo e fundit nuk e njeh Kosovën”, deklaroi Hoxhaj.
Enver Hoxhaj ka thënë se z.Thaçi ka mbështetjen e të gjithë subjekteve qeveritare dhe të qytetarëve të Kosovës për të përfaqësuar shtetin në bisedime.
“Nuk është në favor të Kosovës të qëndrojë në vend, ndërsa bota po ndryshon…BE nuk e pret Kosovën në pafundësi nëse ne kemi mosmarrëveshje të brendshme si ato të fundit në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se treni i bisedimeve tashmë është nisur dhe askush nuk mund të përcaktoj shpejtësinë e këtij treni, duke qëndruar në stacion.
Ai ka thënë se ekziston një afat dhe deri në muajt Mars-Maj duhet arritur një marrëveshje, pasi më pas janë zgjedhjet në Bashkimin Evropian.
“Kemi raste në botë ku palët nuk kanë arritur marrëveshje për vite të tëra, por më pas në disa muaj është arritur zgjidhja, prandaj edhe ne mund të arrijmë marrëveshje brenda këtyre muajve”, deklaroi më tej Enver Hoxhaj.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026