Santiago Solari është deklaruar i kënaqur me fitoren e Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e kësaj gare kanë mposhtur 0-5 Viktoria Plzen në Çeki.
Benzema me dy gola, Bale, Casemiro dhe Kroos me nga një, ishin golashënues në këtë fitore të Real Madridit.
“Lojtarët e meritojnë këtë dhe tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme”, ka deklaruar Solari, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ne erdhëm plotësisht të fokusuar në këtë ndeshje, dhe këtë e treguam. Ne patëm lojtarët për të shënuar shumë gola këtu, dhe atë e bëmë”.
“Luajtëm shumë mirë”, ka përfunduar ai.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...