Presionit të Bashkësisë Ndërkombëtare për revokimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10 për qind për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duket se do të jetë vështirë t’i rezistojë qeveria Haradinaj.
Vendimi i djeshëm i qeverisë po quhet si një vendim politik, e jo ekonomik. Kosova përmes këtij vendimi po hakmerret ndaj lobimit të vazhdueshëm që po bën diplomacia serbe për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Ish-Ministri i Zhvillimit Ekonomik Bajram Hasani në një prononcim për arbresh.info ka thënë se qeveria Haradinaj me mungesë të vendimeve diplomatike ka marrë hak ekonomik ndaj Serbisë.
Ai shprehet i bindur se Serbia nuk do të ulet në tavolinë për të vazhduar dialogun Prishtinë-Beograd nëse këto masa nuk kthehen pas.
“Ky vendim më tepër është politik. Me mungesë të krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve ka ardhë kjo çështja e tërheqjes së njohjeve nga dy vende. Me mungesë të veprimeve diplomatike kanë marrë hak ekonomik. Këtë e kanë bërë vetëm si reagim ndaj diplomacisë serbe që ka filluar më të madhe të lobojë kundër Kosovës”, është shprehur Hasani.
Ish ministri Hasani ka thënë se ky vendim ka shkelur edhe marrëveshjet ndërkombëtare, atë të MSA-së dhe CEFTA-s. Sipas tij është një vendim totalisht i pabazuar, “është vetëm një mllef ndaj diplomacisë serbe”.
“Unë e kam një bindje që Qeveria e Kosovës nuk mund t’i rezistojë bashkësisë ndërkombëtare, sepse BE din me u përzi edhe në çështje siç është p.sh një konkurs për fonde, këta dinë të marrin masa radikale dhe është problem që kryeministri t’i qëndrojë prapa këtij vendimi”, tha ai.
“Unë do të isha shumë i lumtur që ky hap ekonomik të vazhdojë edhe pse unë mendoj se për ta mbrojtur prodhuesin vendor duhet të vendoset një taks afërsisht 30 për qind. Prodhuesit mund të mbrohen me një masë prej 30 për qind”, tha ai.
Hasani thotë se Kosova nuk rrezikohet të përjashtohet nga marrëveshja e CEFTA-s sepse sipas tij CEFTA ka interes që ta mbajë Kosovën brenda.
“Jo askush nuk do ta përjashtojë. Kosova duhet të analizojë marrëveshjen e CEFTA-s, nëse kryeministri duhet ta tërheq masën, Kosova duhet ta ri-nënshkruaj marrëveshjen sepse nuk është interesi i tyre që të përjashtojë Kosovën, ata kanë interes që të mbajnë Kosovën brenda marrëveshjes”./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...