Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Ruairi O’Connell, njofton Klan Kosova.
Sipas njoftimit ky memorandum është nënshkruar në vazhdën e angazhimit kundër korrupsionit, nepotizmit dhe për qeverisje transparente.
“Memorandumi ka për qëllim avancimin e strukturave publike me qëllim të fuqizimit të transparencës, profesionalizimit dhe përgjegjshmërisë. Synim i veçantë i këtij Memorandumi është pavarësia dhe profesionalizmi në procesin e rekrutimit për pozitat e larta drejtuese në ndërmarrjet publike”.
“Një partner zbatues i zgjedhur nga Ambasada do të ndihmojë Kryeqytetin për rekrutimin e pozitave të larta në ndërmarrjet publike, duke ndihmuar në parandalimin e nepotizmit dhe forcimin e transparencës, meritokracisë dhe qeverisjes së mirë”.
“Pas çdo procesi rekrutues, partneri zbatues do të sugjerojë një listë të ngushtë të kandidatëve, e cila do të merret parasysh nga komisioni relevant. Përzgjedhja e njërit nga kandidatët e listës së ngushtë do të bëhet nga ndërmarrja relevante/Komuna e Prishtinës”.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...