Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tre raste të dhunës së shkaktuar ndaj gjinisë femërore, shkruan arbresh.info
Në orën 18:30 në Lipjan është raportuar se burri ka rrahur ish bashkëshorten e tij në gjendje të dehur.
“Lipjan 06.11.2018 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari k/Shqiptar për arsye se i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka kanosur ish-bashkëshorten tij viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.”, njofton PK.
Në Prishtinë është sulmuar fizikisht një femër e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet e marra.
“Veternik, Prishtinë 06.11.201 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.
Në Lipjan, i dyshuari mashkull ka kanosur nënën e tij. I njëjti është arrestuar nga policia.
“Lipjan 06.11.2018 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur nënën e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Arbrsh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...