Milena Ivanoviq, bashkëshortja e politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviqit, është duke bërë përpjekje që të gjej rrugë tjera për të ardhur deri të zbulimi i vrasjes së burrit të saj.
Gazeta “Novosti” shkruan se Milena i është drejtuar autoriteteve të drejtësisë në Beograd pasi qe ‘10 muaj’, sipas saj, Prishtina nuk i ka dhënë asnjë informacion.
“Të hënën isha e pranishme në Prokurorinë Speciale për Krimin e Organizuar në Beograd dhe kërkova hollësi për ngjarjen e trazuar e cila tronditi tërë shoqërinë serbe”, ka thënë ajo.
Milena tregoi se për herë të parë ka bërë një deklaratë disa ditë pas vrasjes së Oliverit pasi ky rast ishte nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
“Mundësi e mirë për ta zbuluar rastin është Beogradi. Pranova me kënaqësi, sepse në ditët dhe muajt e fundit rasti u ekspozua ndaj provokimeve dhe disavantazheve të disa shqiptarëve”, tha Milena Ivanoviç.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...