Me datë 30 shtator të këtij viti autoritetet britanike zbuluan një ndër “fabrikat” më të mëdha të kultivimit të kanabis sativa.
Kanabisi ishte mbjellë në një shpellë (tip tuneli) në Wiltshire, e cila ishte përshtatur me të gjitha kushtet e nevojshme për kultivimin e drogës, madje edhe krevate për të fjetur punëtorët.
Parcelat e drogës ishin 50 metra nëntokë dhe në hyrje të saj kishte dyer metalike, e në brendësi të saj ishte edhe një ambient i sajuar si palestër në mënyrë që punëtorët e kanabisit të mbanin trupin në formë të mirë fizike.
Nga operacioni që zbuloi këtë “shpellë droge” u arrestuan dy shqiptarët Aleksandër Shyti 45 vjeç dhe Altin Deda 39 vjeç.
Sot gjykata në Angli ka dhënë dënimin për dy shqiptarët të cilët janë dënuar me nga 18 muaj burg.
Me sa duket Shyti dhe Deda ishin vetëm roje të parcelës me mbi 4 mijë rrënjë kanabisi dhe jo porositësit kryesorë.

Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...