Në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi ,Bektesh Haliti e Nezir Ymeri nga komuna e Vushtrrisë, sot janë bërë homazhe dhe nderime te përmendoret e Tonit dhe Micit, tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë dhe varrezat e Dëshmorëve në Qytetin e Rahovecit.
Sipas njoftimit për media kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në këto homazhe e ka çmuar lart jetën dhe veprën e të rënëve të 6 Nëntorit të vitit1998.
Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin familjar dhe bashkëluftëtar të Dëshmorëve, shumë qytetarë si nga Komuna e Rahovecit, po ashtu edhe nga komuna e Vushtrrisë.


Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit