Kolegji “Fama” sot iu bashkua Valës me 9 mijë studentë, të cilët do të jenë që nga sot klientë të operatorit publik. Para “Fama-s” në rrjetin gjithë-universitar kanë hyrë kolegji “Universum” me 3 mijë studentë, “Iliria” me 5 mijë studentë, “UBT” me 7 mijë studentë, “AAB” me mbi 10 mijë studentë, “Dukagjini”, “Juridica”, “Dardania”, etj, etj,. Gjatë javës, Vala do të mbyllë marrëveshjen edhe me tre kolegjet e fundit për të kompletuar pakon e përbashkët studentore dhe gjithuniversitare në Kosovë.
Marrëveshja e sotme që krijon këto mundësi komunikimi, u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa me Prorektorin e Kolegjit “Fama”, Avdi Smajljaj.
“Jemi në fund të një procesi si dhe realizimin e një ëndrre që të gjithë studentët e Kosovës, pavarësisht se në cilin qytet apo universitet ndodhen, të flasin mes veti si brenda rrjetit pa pasur dronë e shpenzimit dhe largësive. “Fama” në Vala me 9 mijë studentët e saj që për ne paraqet një tjetër storie suksesi, sepse është një prej kolegjeve më cilësore në vend. Dëshiroj të njoftoj se deri në fillim të vitit akademik po përmbyllim marrëveshjet me të gjitha universitetet dhe kolegjet private. Hapi tjetër do të jetë përfshirja e studentëve të universiteteve publike në pakon gjithëuniversitare”, deklaroi Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Vala-s./arbresh.info.
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...