Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është pritur në departamentin e Shtetit ku ka zhvilluar një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit .Jorgan Andrews, njëherit përgjegjës në Zyrën Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve për Fuqizimin e Ligjit.
Sipas njoftimit pwr media gjatë takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Andrews, Ministri Tahiri ka folur për angazhimin e institucioneve të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e narkotikëve, si dhe ka shpalosur rezultatet e arritura në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, rezultate që kanë kontribuar në rritjen e sigurisë dhe në forcimin e pozitës së Republikës së Kosovës në rrafshin e partneritetit rajonal dhe global në luftën kundër krimit të organizuar.
“Tahiri ka vlerësuar se Republika e Kosovës çdo ditë po konsolidon pozitën e vet në rang lideri rajonal dhe më gjerë në luftën kundër narkotikëve, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Gjatë takimit, ministri Tahiri ka shpalosur objektivat dhe masat e parapara në Agjendën “Drejtësia 2020” në të cilën janë paraparë masa për modernizimin e Shërbimit Korrektues dhe zhvillimin e programeve për rehabilitimin dhe risocializimin e personave të dënuar, me ç ‘rast ka kërkuar zgjerimin e mbështetjes nga Zyra Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve për Fuqizimin e Ligjit”, thuhet nw njoftim.
“Ministri Tahiri ka falënderuar Andrews për mbështetjen e Departamentit të Shtetit me theks të veçantë përmes programeve të OPDAT-it dhe ICITAP-it të cilat janë të angazhuara në programin legjislativ dhe në fuqizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Po ashtu, Ministri Tahiri ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në kuadër të Departamentit të Shtetit, zonjën Susan Falatko me të cilën kanë biseduar për zhvillimet politike në Republikën e Kosovës, si dhe për reformat institucionale në sektorin e sundimit të ligjit”, thekson njoftimi./arbresh.info
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit