Iranianët kanë protestuar të dielën në përvjetorin e rrethimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara gjatë Revolucionit Islamik më 1979 dhe kundër sanksioneve të vendosura nga SHBA, duke bërë thirrje për “Vdekje Amerikës”.
Mijëra studentë që kanë marrë pjesë në protestë kanë djegur flamurin amerikan dhe fotografi të presidentit amerikan Donald Trump.
Studentët e linjës së ashpër kishin rrethuar ambasadën më 4 nëntor të vitit 1979 ku 52 amerikanë u mbajtën pengje për 444 ditë. Të dyja vendet kanë raporte armiqësie që nga atëherë.
Mediat lokale raportuan se miliona protestues dolën në shumë qytete të Iranit, duke vërtetuar besnikërinë ndaj Liderit Suprem Ayatollah Khamenei./lajmi.net/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje