Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Hoxhaj ka deklaruar se nëse BE nuk i heq vizat për Kosovën atëherë Kosova vështirë se do ti besojë rreth procesit të dialogut më Serbinë.
“Kosova është angazhuar dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Bashkimi Evropian ka premtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me plotësimin e këtyre kritereve. Por, nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me vendimmarrjen në këtë proces, pse duhet që Kosova t’i besojë këtij institucioni në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje ai pyet nëse BE dhe shtetet anëtare nuk janë të aftë t’u përmbahen premtimeve që i kanë dhënë vetë, pse duhet të besojmë se mund ta diktojnë vullnetin e Serbisë për ta njohur Kosovën?./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026