“Shtetet e Bashkuara mbështesin pozicionin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje mes vete, pa ndikim të jashtëm”.
Ky mesazh iu dorëzua sot autoriteteve serbe nga kongresmeni amerikan, Ted Poe, shkruan “Danasi” serb, përcjell lajmi.net.
Sipas një interviste të agjencisë Beta, Shtetet e Bashkuara, me administratën e presidentit Donald Trump, morën qëndrimin se vetë Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një zgjedhje, në vend që të imponohen nga jashtë.
“Administrata e Tramp-it, në veçanti Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka treguar se duan marrëdhënie më të mira me Serbinë dhe se duan që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin konfliktin që nuk është arritur të zgjidhet në të kaluarën”, citohet të ketë thënë Ted Poe.
Komgresmeni Poe ka mbështetur qëndrimin që Beogradi dhe Prishtina duhet të angazhohen në arritjen e marrëveshjes mes vete.
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë qëndrim që vetë Beogradi dhe Prishtina duhet ta gjejnë një zgjidhje, “përkundrazi se ka ndikime të jashtme që thonë se”, në këtë mënyre duhet të jenë marrëdhëniet e ardhshme mes Serbisë dhe Kosovës “, tha kongresmeni amerikan.
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...