Cilësia e ajrit në vendin tonë, veçmas në kryeqytet vazhdon të jetë alarmante.
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit shihet si rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e njeriut, ndërsa është vet faktori njeri ai që është ndotësi më i madh i tij.
Në lidhje me këtë përmes një instastory ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Rupublikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi ka postuar një instastory ku shihet një grumbull qymyri e ku ka shkruar: Në mes të Prishtinës qymyr, tani jo kerret po e ndotin ajrin, qeto kerre janë edhe verës.

Ndryshe vitin e kaluar për shkak të ruajtjes së ambientit në mënyrë që ajri të jetë sa më i pastër, u ndalua përdorimi i thëngjillit, në të kundërtën përdoruesit edhe do të sanksionoheshin, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë që dimrin e kaluar, Prishtina ka qenë një nga qytetet më të ndotura në botë.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...