Sukseset e xhudistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare nuk po ka të ndalur.
Akil Gjakova sot ka arritur të shpallet kampion evropian në grupmoshën U-23.
Ai me Ippon arriti që në finale të mposhtë xhudistin nga Azerbajxhani, Elkhan Mammadov.
Për këtë sukses Akilin e ka uruar edhe Presidenti Hashim Thaçi.
“Edhe një xhudist kosovar kampion i ri evropian në U23. Të lumtë, Akil”! Ka shkruar Thaçi në Facebook.
Xhudisti ynë, Akil Gjakova vazhdoi formën e mirë të shfaqur këtë vit, duke u shpallur kampion i evropianit, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.
Gjakova në finalen e kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.
Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në raundin e dytë mundi serbin, Filip Jovanoviq, të të tretin mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli. Fitore maestrale me Ippon shënoi në gjysmëfinale ndaj Marcel Cercea të Rumanisë.
Sot garoi edhe Laura Fazliu, e cila shënoi një fitore dhe dy humbje në kategorinë -63 kg.
Njërën humbje e pësoi në repeshazh. Një fitore dhe një humbje i pati dje edhe Flaka Loxha në kategorinë -57 kg.
Nesër garojnë, Loriana Kuka (-78 kg), Andi Artani (-90 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg)
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...