Paris Saint Germaini ka kaluar në epërsi në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Lilles.
Kampioni francez ka zhbllokuar shifrat në takimin si nikoqir kundër Lilles në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Liga 1, shkruan portali arbresh.info.
Në minutën e 70′ të ndeshjes në Parc des Princes, Kylian Mbappe realizoi përfundimisht për 1 me 0 pas një numri të madh përpjekjesh.
Talenti i ri francez shënoi gol të bukur jashtë zonës së penaltisë pas asistimit që erdhi nga superylli Neymar nga prapa.
Skuadra nën udhëheqjen e Thomas Tuchel ka dominuar gjithë ndeshjen, por goli i vetëm deri tani u shënua nga Mbappe./arbresh.info/
Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Luani fort dhe bëjeni K...
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin