Shefat e Grupeve parlamentar të partive politike në Kuvend janë pajtuar që të shkojnë në pauzë për të harmonizuar qëndrimet për Rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, propozoi një pauzë për të harmonizuar qëndrimet për Rezolutën dhe pastaj në ora 11:00 të dalin në votim.
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se duhet të ketë një rezolutë gjithëpërfshirëse me dakordimin e të gjitha grupeve.
Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se në seancën e së mërkurës është parë se ose duhet mbrojtur territori ose duhet të mbrohet verbërisht presidenti.
Ai shtoi se pozita nuk ka interesim për këtë rezolutë, pasi ata duan që dialogun ta udhëheqë presidenti me ekipin e qeverisë.
Për harmonizimin e rezolutës janë pajtuar edhe shefat e grupeve tjera në parlament.
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...