Kryeministri i vendit pritet që nesër të marr pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës “FSK dhe Partnerët”.
Konferenca mbahet në sallën e mbledhjeve në MFSK me fillim nga ora 09:00.
Tutje duke nis nga ora 11:00, Haradinaj do të jetë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë për të bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit. Agjenda e nesërme e Haradinajt vazhdon me pjesëmarrjen e tij në një ngjarje publike me moton “Roli i Prindërve në Arsimimin e Fëmijëve”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe GIZ.
I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj gjithashtu do të pres në takim delegacionin e deputetëve të Parlamentit gjerman. Takimi fillon në ora 14:30.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...