Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) u ka bërë thirrje subjekteve politike t’i bashkërendojnë kërkesat në një draft rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
KDI ka analizuar të gjitha draft rezolutat e prezantuara deri më tani nga partitë në pushtet dhe ato në opozitë dhe vlerëson se përmbajtja e tyre përputhet në disa pika siç janë kërkesat për respektim të integritetit territorial të vendit tonë, kërkesa për njohje nga Serbia dhe përcaktimi i Kuvendit të Kosovës si autoriteti përfundimtar që do të ratifikojë marrëveshjen e re potenciale me Serbinë.
“Republika e Kosovës nuk duhet të vazhdojë fazën finale të dialogut pa një qëndrim shtetëror të artikuluar në Kuvend, pa strategji dhe pa përcaktuar temat e diskutimit, vijat e kuqe, afatet kohore, pritshmëritë e palës kosovare në këtë proces dhe pa legjitimuar me anë të një rezolute ekipin udhëheqës të Kosovës në këto bisedime”, thuhet në komunikatë.
KDI porosit partitë parlamentare t’i shtojnë përpjekjet për konsensus politik në bisedimet me Serbinë duke duke lënë mënjanë politikat ditore dhe kalkulimet politike.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...